Advertisement
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e kësaj të premte në qytetin e Kukësit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Brigada”, në dalje të qytetit, ku disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Sipas informacionit paraprak, njëri prej të përfshirëve ka qëlluar me armë zjarri gjatë sherrit. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit apo nëse ka persona të plagosur, ndërkohë që personat e përfshirë janë të afërm me njëri-tjetrin dhe janë shpallur në kërkim nga autoritetet.
Reklame
Policia nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.
Reklame














