Kujdes pa dashur bëjme disa gjëra, të cilat nuk na bëjnë mirë, por përkundrazi na dëmtojmë pa e ditur se po i bëjmë dëm vetes.  Të gjithëve na ndodh që duam  të hamë kokoshka kur shohim një film, të rrimë rehat kur jemi në makinë. Peshqirët i varim të laguar apo ta mbyllim perden e dushit. Të pimë kafen esëll në mengjes që pa hapur syte ose të përpiqemi të heqim një puçërr që të ka bezdisur. Këto janë disa nga gjërat që I bëjmë çdo ditë por në fakt nuk duhet ti bëni, sepse po dëmtoni veten me gjera të vogla çdo ditë pa  e kuptuar se po i beni.

 

Reklame

1-Hiqeni këtë ves, mos i vendosni këmbët mbi kroskotin e makinës

Kur jemi pasagjerë dhe kur bëjnë udhëtime të gjata, secili nga ne i ka vendosur sikur një herë të vetme këmbët mbi kroskotin e makinës për tu çlodhur nga rruga e gjatë. Ky është një veprim shumë I gabur, vertët po tentoni të çlodhni këmbët tuaja por në fakt jeni duke gabuar, sepse një frenim I lehtë dhe ju me gjunjët tuaja do të godisni fytyrën duke rrezikuar ta dëmtoni atë. Edhe sigur të mos e dëmtoni me gjunjë  fytyrën jeni duke rrezikuar këmbet tuaja se një frenim I lehte mund të ndikojë dhe mund të vrisni këmbët apo edhe me keq ti thyeni ato. Mos e beni me si veprim është I rrëzikshmë. Ndaj kujdes duhet të udhetoni të sigurtë.

 

2- Ja pse nuk duhet ti vendosni peshqirët e lagur në mbajtëse dhe mos e mblidhni perden e dushit në njërën anë

Të gjithë nga ne kur dalin nga dushi veprimi i parë që bëjmë është të mbyllim menjane perden e dushit ose pasi të thahemi të vëmë peshqirin e lagur në varëse. Këto veprime nuk duhet ti bëni më, sepse si peshqiri i lagur ashtu edhe perdja e dushit e mbyllur do të mbajnë lagështirë dhe mikrobet do të shtohen. Lëreni perden e dushit të hapur që të thahet dhe peshqirin vëreni diku për tu tharë. Duhett e dini se mikrobet e vogla mbeten ne peshqir dhe ne perden e dushit dhe nëse nuk thahen ato janë aty dhe më pas ti I kalon sërish në trup. Besoj duhet ta keni parë se perdja e dushit mban ere ose behet si e verdhe kjo vjen nga lageshtira dhe nga mikrobet që janë zhvilluar nga mos  tharja e saj.

3-Sa here ju është thënë mos pini kafe me stomakun bosh

Te fiksuar jemi te gjithe me zor e presim atë kafen e mengjesit dhe shume nga ne duan me shumë kafen sesa te nisim ditën me nje mengjes të mirë. Por ky veprim që bejme pa hapur mire syte ende,  është shumë gabim. Nuk duhet ta konsumoni kafen esëll. Ju dëmton stomakun duke ju shkaktuar probleme me tretjen dhe me urthin. Ndaj ndryshojeni këtë rutinë.  Më parë hani diçka më pas shijoni të qetë kafen tuaj të mengjesit.

4-Ato dreq kokoshkash janë të shijshme por mos i konsumoni 

Kemi qef ta shohim një film duke ngrënë kokoshka. Përveçse kokoshkak kanë shumë yndyrë janë mjaft të dëmshme për dhëmbët tuaja. Teksa konsumojme kokoshja grimcat e vogla të kokoshkave mbeten nëpër dhëmbë dhe krijojne probleme për ta duke mos qenë e lehtë për ti pastruar.  Fshehja e tyre mes dhëmbëve dhe të “harruara” aty dëmtojnë dhembet tuaj duke ju krijuar probleme serioze më pas. Që të mos shkojmë tek dentist kujdes mos konsumoni më kokoshka, megjithëse e dimë që ju pëlqejnë shumë. Por jo çdo gjë është e mirë për tu konsumuar .

5- E duam fytyrën të pastër por duroni, mos i shtrydhni puçrrat

Të gjithëve në ka ndodhur që të na dalë një puçërr në fytyrë dhe ne të mos durojmë pa e shtrydhur. Por mos e bëni një veprim të tillë. Jeni duke dëmtuar veten, sepse për shkak të mikrobeve dhe shumë here të papastërtive që  keni në duar ju nuk po pastroni puçrrën që keni në fytyrë, por pa dashur po  e shtoni atë, në shumë puçrra të tjera, pra po bëni një vatër të madhe nga një pikë që kishit më parë në fytyrë. Kujdes fytyrën e pastër dhe të rregullt e duam të gjithë dhe ajo mbahet me kujdes dhe higjenë të plotë, të cilën gjithsecili nga ne e ka.

 

Këto veprime duken si normale por në fakt ju dëmtojnë çdo ditë, ndaj ju rekomandohet që të mendoheni edhe një herë dhe të vendosni nëse do ti ndryshoni apo jo. Kjo është në dorën tuaj, por ne kemi si obligim që t’jua kujtojmë për të mos e dëmtuar veten më shumë. Shpresojmë që t’ju kemi ndihmuar sado pak me këto këshilla dhe juve t’ju vlejë. Gjithmon do të ofrojmë këshilla dhe sugjerime për të mirën e shëndetit të gjithësecilit prej jush që na ndiqni në faqen tonë.

Reklame