Janë zbardhur detaje nga seanca gjyqësore me dyer të mbyllura që u zhvillua këtë të mërkurë për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin, të akuzuar për dhunë ndaj Eduart Kuçit.

Në dëshminë e tij, Marku është mbrojtur duke u shprehur se ka qenë veprim gjaknxehtësie dhe se Kuçi i ka sharë familjen.

Reklame

“Kërkoj ndjesë për veprimin. E kam kryer në gjaknxehtësi e sipër. Nuk e njihja më parë Eduard Kuçin. E kam njohur në rrjetet sociale, ku më ka sharë familjen.

E kam goditur vetëm një herë me shpullë, duke i thënë të më kërkojë falje që më ka sharë familjen”, mësohet të jetë shprehur Jozefin Marku.

Sakaq, Nikolli ka deklaruar se nuk ka qenë i pranishëm në vendngjarje, ndërsa për municionin që i kanë gjetur në banesë ka deklaruar se ishte i ndryshkur dhe në kushte të papërdorshme.

“Unë atë natë që ka ndodhur ngjarja kam qenë në një dasëm, nuk kam qenë prezent në vendngjarje. Unë jozin e kam mik, këtë e dinë të gjithë. Fishekët që keni gjetur në shtëpinë time ishin të ndryshkur, nuk e di përse ishin aty”, ka dëshmuar Kristjan Nikolli.

Në përfundim të seancës gjykata ka caktuar masën “arrest shtëpie” për dy të akuzuarit, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”.

Lexo edhe

Nga ofendimet te dhuna/ Jozefin Marku dhe Kristian Nikolli në “arrest shtëpie”

Jozefin Marku në telashe serioze/ Prokuroria kërkon “arrest me burg”

Reklame