Detaje te reja/ Tronditëse në Tiranë/ 68-vjeçari dyshohet se vrau me thikë gruan, ngjarjen e pa nipi 14-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën këtë paradite, ku një 58-vjeçare dyshohet se është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj pas një konflikti në banesë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, Hysni Patushi, 68 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Të dhënat paraprake bëjnë me dije se çifti ka pasur një konflikt verbal në banesë. Gjatë konfliktit, 68-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe më pas ka marrë një thikë, me të cilën ka goditur bashkëshorten.

Sipas informacionit të raportuar për ngjarjen, goditja ka qenë në pjesën e gjoksit, duke i shkaktuar 58-vjeçares plagë të rënda dhe vdekjen.

Ngjarjen e pa nipi 14-vjeçar

Një tjetër detaj i rëndë lidhet me praninë e një të mituri në momentin e ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, nipi 14-vjeçar i çiftit ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe ka parë momentin kur gjyshja e tij dyshohet se është goditur me thikë.

Pas ngjarjes, i mituri ka njoftuar sallën operative të Policisë, duke bërë të mundur mbërritjen e shërbimeve në banesë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa janë kryer veprimet e para për dokumentimin e rrethanave.

68-vjeçari largohet, Policia në kërkim

Pas goditjes, Hysni Patushi është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Policia po kryen kontrolle për gjetjen e 68-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e plotë të konfliktit dhe motivin që çoi në ngjarjen e rëndë.

Pritet që në vijim Policia të japë informacion të mëtejshëm lidhur me operacionin për kapjen e autorit të dyshuar dhe rezultatet e hetimeve.

Lexo edhe:

Krim i rëndë pranë SPAK-ut/ Dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten, autori në kërkim

Gjobë 5 milionë euro dhe ultimatum 48 orë për t’u larguar nga Shqipëria, policia zbardh ngjarjen në Vlorë

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version