Shoqërohet në polici ish-drejtori i Kadastrës/ Ertis Shehu merret në pyetje në Fier

Ish-drejtuesi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Ertis Shehu, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Fier.

Shoqërimi i tij është bërë në kuadër të një hetimi që po zhvillohet nga Prokuroria e Fierit, për një çështje ku është përfshirë edhe emri i Shehut gjatë periudhës kur ai drejtonte Kadastrën.

Mësohet se në orët në vijim priten detaje të tjera lidhur me hetimin dhe arsyet e shoqërimit të ish-drejtuesit të Kadastrës.

Autoritetet pritet të japin më shumë informacion edhe për persona të tjerë që mund të jenë pjesë e hetimit, ndërsa operacioni vijon të jetë në zhvillim.

Deri në këtë fazë, nuk janë bërë publike detaje të plota mbi veprat penale që po hetohen apo rolin konkret që dyshohet se mund të ketë pasur Ertis Shehu në çështje.

Lexo edhe:

Skandali/ Policia rrugore shoqëron kamionët e “Alesio-2014” në orarin e ndalimit të qarkullimit

Mes protestës dhe detyrës/ Polici përlotet para EULEX-it: Dhimbja mes detyrës dhe atdheut

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version