Nis leximi i vendimit ndaj Thaçit, gjyqtari Smith: Kjo çështje nuk ka të bëjë me pastërtinë e luftës së UÇK-së

Me një mesazh të qartë për mënyrën si duhet parë procesi, kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari amerikan Charles Smith, hapi leximin e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Smith theksoi se procesi në Hagë “nuk ka të bëjë me pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës” dhe “nuk ka të bëjë me Kosovën e pavarur”, duke sqaruar se gjykimi lidhet vetëm me akuzat e ngritura ndaj katër të pandehurve.

Në nisje të seancës, ai deklaroi gjithashtu se “aktgjykimi shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës”, ndërsa u kërkoi të gjithë të pranishmëve në sallë të ruajnë qetësinë. Smith paralajmëroi se, nëse do të ketë ndërhyrje apo prishje të rendit, gjykata do të marrë masat e parashikuara.

Lexo edhe:

Konjufca në Hagë: Presim vetëm një vendim, lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së mbërrijnë në Hagë, presin vendimin

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version