Ndryshimet në qeveri/ Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar këtë të martë (8 shtator 2026) shkarkimin e Evis Salës nga detyra e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Gjithashtu, po sot, Begaj ka dekretuar emërimin e Klodiana Spahiut në këtë post.

Klodiana Spahiu pritet të betohet përpara Kuvendit në seancën e sotme, në përputhje me procedurat kushtetuese.

Ndërkohë, pritet që mazhoranca të propozojë edhe një emër të ri për postin që Klodiana Spahiu mbante më herët në Kuvend.

Lexo edhe

Evis Sala konfirmon dorëheqjen: “Angazhimi im për Shqipërinë nuk lidhet me një post”

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala! Do ti përkushtohet kërkimit shkencor

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version