Berisha me shqiptarët në SHBA: “Diaspora është fati i bardhë i kombit shqiptar”

Sali Berisha ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në historinë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha kujtoi vizitën e parë në SHBA, në mars të vitit 1991, të cilën e cilësoi si një nga udhëtimet më emocionuese të jetës së tij.

Ai tha se në atë periudhë po udhëtonte drejt një vendi që e konsideronte si simbol të lirisë dhe demokracisë, ndërsa theksoi rëndësinë e takimit me komunitetin shqiptar në SHBA.

“Me të njëjtin besim që kam pasur në mars të vitit 1991 në udhëtimin tim të parë në këtë vend të bekuar. Ai ishte një udhëtim më emocionali në jetën time”, u shpreh Berisha.

Kreu i Partisë Demokratike vlerësoi veçanërisht kontributin e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të ndryshimeve politike në Shqipëri dhe në mbështetjen për çështjen e Kosovës.

Sipas Berishës, komuniteti shqiptar në SHBA ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe për përpjekjet në mbështetje të lirisë së Kosovës.

“Fati i madh imi se takova atë plejadë të diasporës shqiptare e cila me atdhetarinë e saj, me idealet demokratike, me idealet kombëtare, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe luftoi me të gjitha mjetet për lirinë e Kosovës”, tha ai.

Në përfundim të fjalës së tij, Berisha e cilësoi diasporën shqiptare në SHBA si një faktor me rëndësi të veçantë për kombin shqiptar.

“Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë, fati i mirë i kombit shqiptar”, deklaroi Berisha.

Lexo edhe:

Berisha drejt SHBA, takimi i madh me shqiptarët e Amerikës: “Freedom Works” më 6 shtator në New Jersey

Berisha me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar nga regjimi i drogës dhe paratë e narkotikëve

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version