Lëvizje të reja në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Pas vendimit të Erion Veliajt për shkarkimin e Anuela Ristanit nga detyra, ka dhënë dorëheqjen edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Eldi Hoxha.
Në vend të tij, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komanduar Alban Dokushin në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm.
Dokushi nuk është një emër i ri në administratën e Bashkisë së Tiranës. Ai ka mbajtur më herët postin e Sekretarit të Përgjithshëm, por ishte shkarkuar nga detyra nga Anuela Ristani.
Rikthimi i tij në detyrë vjen pas një vendimi të Gjykatës Administrative, e cila ka vendosur rikthimin e Dokushit në funksion.
Kështu, pas shkarkimit të Ristanit dhe dorëheqjes së Eldi Hoxhës, Veliaj ka vendosur të rikthejë Dokushin në një nga pozicionet kryesore të administratës së Bashkisë së Tiranës.
Lëvizjet e fundit vijnë në një periudhë të tensionuar për Bashkinë e Tiranës, ndërsa Erion Veliaj vijon të jetë i arrestuar dhe institucioni vendor po përballet me ndryshime në nivelet drejtuese.
Lexo edhe:
Veliaj i hoqi delegimin Anuela Ristanit, Alban Dokushi merr drejtimin e Bashkisë së Tiranës






