Zjarret vijojnë në Shqipëri, 4 vatra aktive! Situata më problematike në Dajt dhe Vajkal

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend, duke bërë me dije se deri në orën 14:00 të 29 gushtit janë raportuar 12 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 3 janë nën mbikëqyrje.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 214 forca operacionale, 6 automjete zjarrfikëse, 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë.

Situata më problematike paraqitet në Dajt, në drejtim të Qafë-Priskës përballë Farkës, ku zjarri është riaktivizuar dhe ka shfaqur zgjerim. Në terren ndodhen 25 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së, 20 efektivë të FA-së, ndërsa në operacion janë aktivizuar edhe 2 helikopterë.

Një tjetër vatër aktive është Vajkali në Bulqizë, ku operojnë 30 efektivë të FA-së, forca të MZSH-së, shërbimet pyjore dhe vullnetarë, me mbështetjen e një helikopteri.

Aktive mbeten edhe vatrat në Qafë të Helmës dhe Sllatinë të Dibrës. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në këto zona nuk raportohet rrezik për banesat.

Ndërkohë, vatrat në Komsi, malin e Dardhës dhe malin e Qukësit janë izoluar ose mbahen nën mbikëqyrje.

Delisuf të Vlorës, zjarri është shuar plotësisht, pasi përfshiu rreth 2 hektarë me shkurre.

Situata vijon të monitorohet nga strukturat e Mbrojtjes Civile, ndërsa forcat në terren mbeten në gatishmëri për ndërhyrje në zonat ku zjarret mund të riaktivizohen.

Lexo edhe:

Zjarret në Shqipëri/ 28 vatra në 24 orë, 4 mbeten aktive! Situata më problematike në Bulqizë

Zjarret/ 10 vatra në 24 orë, 7 mbeten aktive! Flakët në Dajt, Dibër, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version