Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku dyshohet se një person rreth 20 vjeç ka mbetur i vrarë.
Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, ndërsa arma e përdorur mendohet të jetë kallashnikov.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për dokumentimin e ngjarjes, zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit të dyshuar.
Zona është rrethuar nga efektivët e Policisë, ndërsa priten të dhëna të tjera zyrtare për viktimën, dinamikën e ngjarjes dhe autorin e dyshuar.
Informacionet janë paraprake dhe mund të përditësohen pas njoftimit zyrtar të Policisë.
Lexo edhe:
Detaje të reja nga ngjarja në Korçë, 66-vjeçari gjendet i pajetë në makinën e përfshirë nga flakët
Korçë/ Transportonin 28 shtetas afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy persona






