Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy automjete, plagoset një drejtues

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Çesma e Mbyetit”.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Audi” me drejtues shtetasin U.Xh. dhe një “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi N.D.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit “Audi” ka mbetur i dëmtuar. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Ndërkohë, autoritetet po menaxhojnë edhe qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor, ndërsa priten të dhëna të mëtejshme për gjendjen shëndetësore të personit të dëmtuar dhe rrethanat e ngjarjes.

Lexo edhe:

VIDEO/ Nxirret nga deti skafi që u përfshi në aksidentin fatal në Ksamil, humbi jetën 22-vjeçari

Aksident i rëndë në aksin Fier–Vlorë, përplasen një BMW dhe një kamionçinë, një i plagosur

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version