Kashkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur në rrethrrotullimin e TEG-ut në Tiranë.
Mësohet se ka ndërruar jetë në spital edhe personi i dytë që ndodhej në betonieren e përfshirë në aksident, ndërsa personi tjetër që udhëtonte në mjetin e tonazhit të rëndë humbi jetën në vendngjarje.
Sipas burimeve nga policia, dy personat që ndodheshin në betoniere ishin shtetas të huaj dhe kishin mbërritur në Shqipëri për të punuar, në bazë të kontratave të punës.
Aksidenti i rëndë ndodhi në rrethrrotullimin e TEG-ut, ku betonierja dyshohet se ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës, duke u përplasur edhe me një automjet tip Audi.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i Audi-t, Roland Nuri, i cili ndodhet në spital dhe raportohet në gjendje të stabilizuar.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të betonieres.






