Berisha propozon ekipin e ri drejtues të PD, debate në Këshillin Kombëtar për rikandidimin e Flamur Nokës

Sali Berisha prezantoi këtë të martë para Këshillit Kombëtar ekipin e ri drejtues të Partisë Demokratike, duke ftuar anëtarët të votojnë për Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatet e partisë. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se përbërja e re përfaqëson një kombinim të përvojës dhe ripërtëritjes.

Në tërësi, ka një ripërtëritje, është bërë një bazuar më shumë në eksperienca dhe në praktikat e tyre“, deklaroi kreu i PD-së.

Megjithatë, momenti më i debatueshëm i mbledhjes ishte rikandidimi i Flamur Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Anëtarja e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, ndërhyri gjatë mbledhjes duke kërkuar shpjegime se përse Noka propozohej sërish për të njëjtin post.

Berisha iu përgjigj se çështja duhet të ndiqet sipas statutit të partisë.”Ilirjana, një minutë, të lutem, a mund të të kthej përgjigje apo jo? Ke komunikuar me mua sot, të kam kthyer përgjigje, të kam thënë ndiqe statutin. Asgjë nuk iu mohohet”, tha Berisha.

Pas mbledhjes, Kuçanaj kritikoi publikisht mënyrën e funksionimit të Partisë Demokratike, duke folur për atë që e quajti “mulizimi” i partisë.

“Ka ardhur momenti që PD të kthehet në meritokraci. Mulizimi është një fenomen që duhet luftuar. Kush do të bëjë karrierë në PD nuk mund të kalojë domosdoshmërisht nga zyra e Flamur Nokës”, deklaroi ajo para mediave.

Një zhvillim tjetër ishte kandidimi i deputetit Sajmir Korreshi përballë Flamur Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Vetë Korreshi tha se vendimi ishte marrë gjatë ditës.

“Është vendim i ditës së sotme. Nuk më detyron njeri. Nëse ka ardhur koha që të ndryshojë, do të ndryshojë”, u shpreh ai.

Në procesin e riorganizimit të strukturave drejtuese, Partia Demokratike do të ketë pesë nënkryetarë. Gazment Bardhi, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar, dhe Agron Gjekmarkaj, si nënkryetar i Kuvendit nga opozita, do të vijojnë automatikisht në këto funksione, ndërsa tre nënkryetarët e tjerë do të zgjidhen me votim mes kandidatëve në garë.

Garë pritet edhe për drejtimin e sekretariateve. Mes emrave spikat kandidimi i deputetit Klevis Balliu për postin e sekretarit organizativ, përballë Agron Lokës.

Në fjalën përmbyllëse, Berisha u kërkoi demokratëve të vijojnë mbështetjen për protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë, duke e cilësuar atë si një angazhim të rëndësishëm të opozitës.

Gara për Nënkryetar të PD-së:
Nënkryetar
Belind Këlliçi
Luçiano Boçi
Nënkryetar
Jonathan Pano
Nikola Kedhi
Nënkryetar
Besa Manaj
Erisa Bajaziti
Gara për Komisionin e Apelimit:
(Zgjidhen vetëm 5 emra)
Adriana Kalaja
Ankelita Çela
Arsen Dushku
Besart Logu
Çajup Shehaj
Gentian Koçi
Lukas Heidorn
Mark Lleshi
Shaqir Manjani
Suina Asllanaj
Gara për Sekretariatin e Partisë Demokratike:
Sekretar i Përgjithshëm
Flamur Noka
Saimir Korreshi
Sekretar për Organizimin
Agron Loka
Klevis Balliu
Sekretar për Digjitalizimin
Etion Kapedani
Renald Rista
Sekretar për Burimet Njerëzore
Andi Mustafaj
Mario Runa
Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin
Gentian Kaprata
Maksim Kola
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Arlind Ahmetaj
Marash Logu
Sekretar për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit
Endira Bushati
Ledina Mandija
Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun
Denisa Kele
Viola Kapedani
Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Françi Nuri
Ledio Nuraj
Sekretar për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile
Eva Metaj
Malvina Lika
Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Lorenc Luka
Shkëlqim Lepenica
Sekretar për Integrimin Europian
Fjoralba Dizdari
Silva Hasaj
Sekretar për Pushtetin Lokal
Agron Haxhimali
Ylli Asllani
Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën
Ethem Aga
Petrit Tafaj
Sekretar për Aksionin Qytetar
Erges Eskiu
Jurgen Spaho
Kundërshti brenda PD për bojkotin e Kuvendit, Tabaku, Leskaj dhe Zhupa kritikojnë vendimin
PD bojkoton sërish Kuvendin, deputetët nuk do të marrin pjesë as në seancën e nesërme
Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version