PD bojkoton sërish Kuvendin, deputetët nuk do të marrin pjesë as në seancën e nesërme

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë edhe seancën plenare të së hënës, duke vijuar qëndrimin e saj politik ndaj mazhorancës dhe zhvillimeve të fundit.

Vendimi u është bërë i ditur deputetëve të grupit parlamentar përmes një njoftimi të brendshëm.

“Të nderuar kolegë! Ju njoftoj se nesër nuk do të marrim pjesë në seancën plenare, sipas vendimit të Grupit Parlamentar dhe qëndrimit të bërë tashmë publik”, thuhet në mesazhin e shpërndarë deputetëve demokratë.

Kjo është seanca e dytë radhazi që deputetët e Partisë Demokratike vendosin të mos marrin pjesë. Edhe në seancën e kaluar, opozita mungoi në sallën e Kuvendit, duke argumentuar se kërkesat e protestuesve nuk ishin marrë parasysh dhe se mazhoranca nuk kishte reflektuar ndaj situatës politike.

Bojkoti vjen në një kohë kur opozita ka paralajmëruar vazhdimin e aksioneve politike, ndërsa mbetet për t’u parë nëse mungesa e deputetëve demokratë do të shoqërohet me protesta apo iniciativa të tjera jashtë Parlamentit.

PD akuzon mazhorancën për bllokim të opozitës dhe bojkoton seancën e Kuvendit

PD mbledh Këshillin Kombëtar më 15 korrik, në rend dite zgjedhja e ekipit të ri drejtues

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version