Përplasje fatale në Cërrik, dy viktimat dyshohet se janë Qemal Çala dhe Drilon Tabaku (EMRAT)

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti tragjik i regjistruar mbrëmjen e së martës në fshatin Qyrkan, Njësia Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik, ku dy persona humbën jetën.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet “Mercedes-Benz” dhe një “Smart”, të cilët janë përplasur frontal. Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke shkatërruar pothuajse plotësisht të dy automjetet, ndërsa njëri prej tyre ka dalë jashtë rrugës.

Burime paraprake bëjnë me dije se viktimat dyshohet të jenë Qemal Çala, 63 vjeç, dhe Drilon Tabaku. Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht identitetet e viktimave.

Gjithashtu, ende nuk dihet nëse në automjetet e përfshira në aksident udhëtonin edhe pasagjerë të tjerë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, grupi hetimor dhe ekipet e emergjencës, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se përplasja mund të ketë ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të njërit prej mjeteve ose e një manovre të gabuar gjatë lëvizjes, por shkaku i saktë do të përcaktohet pas përfundimit të hetimeve.

Ngjarja i shtohet serisë së aksidenteve të rënda rrugore të regjistruara në vend gjatë ditëve të fundit, ndërsa autoritetet vijojnë t’u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin manovrat e rrezikshme.

Aksident i rëndë në aksin Fier–Vlorë, përplasen një BMW dhe një kamionçinë, një i plagosur

Aksident tragjik në Cërrik, përplasje frontale mes dy automjeteve në Qyrkan – dy persona humbin jetën

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version