Rama për valën e kritikave ndaj Shqipërisë: “Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni o patriota apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me komentet negative dhe kritikat e fundit ndaj Shqipërisë, që sipas tij po dëmtojnë imazhin e vendit dhe sektorin e turizmit.

Në reagimin e tij, Rama ka marrë si shembull Kalanë e Rozafës në Shkodër, duke ironizuar kundërshtimet ndaj zhvillimeve të ndryshme që lidhen me investimet dhe turizmin.

“Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni o patriota apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin, se duhet t’i përzëmë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin ëëë?!”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve ligjzbatuese ndaj atyre që i cilëson si persona që cenojnë pronën publike dhe private.

“Uroj që prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi”, shtoi kryeministri në reagimin e tij.

Deklarata e Ramës vjen në një periudhë kur Shqipëria po përballet me debate të forta publike mbi zhvillimet turistike, projektet private dhe ndikimin e tyre në zonat me vlera natyrore dhe historike.

Kritikët e disa projekteve kanë ngritur shqetësime për mbrojtjen e territorit dhe trashëgimisë, ndërsa qeveria argumenton se investimet e reja janë të nevojshme për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e turizmit.

Rilindja Urbane 2.0: Rama prezanton autobusët elektrikë dhe parkimet e reja në qytetet shqiptare

Rama reagon pas sulmit kibernetik ndaj turizmit: Ishte një agresion ekonomik kundër Shqipërisë

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version