Rama reagon pas sulmit kibernetik ndaj turizmit: Ishte një agresion ekonomik kundër Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me sulmin kibernetik që preku bizneset e sektorit të turizmit, duke e cilësuar atë si një “agresion ekonomik” ndaj Shqipërisë në kulmin e sezonit turistik.

Në postimin e tij, Rama deklaron se ekonomia e turizmit u godit “pabesisht nga terrori digjital mbi sipërmarrjet mikpritëse”, duke e konsideruar sulmin si një goditje ndaj familjeve dhe bizneseve që mbështeten te turizmi.

Kreu i qeverisë ndau gjithashtu një artikull të publikuar nga Tirana Examiner, për të cilin tha se shpjegon mënyrën se si “një organizim i motivuar politikisht u kthye në agresion ekonomik kundër vendit dhe familjeve që jetojnë me turizmin”.

Reagimi i Ramës vjen në një kohë kur sulmi kibernetik ndaj bizneseve turistike ka shkaktuar debat publik dhe shqetësim për ndikimin që mund të ketë në sezonin veror, një periudhë kyçe për ekonominë shqiptare.

Autoritetet vijojnë hetimet për të identifikuar autorët dhe për të dokumentuar rrethanat e sulmit, ndërsa sektori i turizmit mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit.

Rama me atlete të bardha në samitin e NATO-s, momenti me Trump dhe Mark Rutte bëhet viral

Rilindja Urbane 2.0: Rama prezanton autobusët elektrikë dhe parkimet e reja në qytetet shqiptare

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version