Denoncim/Avokati i të arrestuarit Niko Qarkaj pretendon dhunë policore dhe mungesë ndihme mjekësore

Përfaqësuesi ligjor i një prej të arrestuarve, Niko Qarkaj, avokati Gentian Serjani, ka bërë një denoncim, ku ka ngritur akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit, duke pretenduar se klienti i tij është dhunuar gjatë shoqërimit dhe nuk ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore pavarësisht problemeve shëndetësore.

Sipas avokatit, Qarkaj ka shfaqur disa herë kriza epileptike, ndërsa pretendon se në këto momente nuk është trajtuar në mënyrë të duhur nga efektivët e policisë.

Serjani deklaron gjithashtu se klienti i tij ndodhet në grevë urie që prej momentit të arrestimit, si reagim ndaj asaj që ai e cilëson si trajtim të padrejtë.

Avokati u shpreh se, sipas deklarimeve të klientit, situata gjatë shoqërimit ka qenë problematike.“Niko Qarkajn e kanë kapur tre herë krizat dhe ngaqë nuk është i vetëdijshëm, është dhunuar dhe nuk është ndihmuar për ta kaluar. Më tregoi kanatjeren e gjakosur,” tha Serjani.

Ai shtoi se ka paraqitur kërkesë pranë Prokurorisë për ndryshimin e masës së sigurisë, duke argumentuar se i arrestuari nuk duhet të mbahet në “arrest me burg”, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Sipas avokatit, janë njoftuar edhe institucionet monitoruese të të drejtave të njeriut:

  • Avokati i Popullit
  • Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Megjithatë, ai thekson se deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar.

Serjani pretendon gjithashtu se Qarkaj ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe shëndetësore, duke mos mbajtur mend momentet e shoqërimit dhe duke deklaruar se është kërcënuar dhe dhunuar nga patrulla policore.

Ai shtoi se situata e të arrestuarit vijon të ndiqet nga afër, ndërsa për një tjetër person të përfshirë në të njëjtin rast, sipas tij, gjendja paraqitet e qëndrueshme.

Lamallari reagon për akuzat për dhunë në polici: Pretendimet të pabazuara, nisin verifikimet nga AMP

Bardhi ngre alarm: Hetim i menjëhershëm për protestuesin e ndaluar, dyshime për trajtim çnjerëzor në polici

Përplasje për 5 orë para Kuvendit, 18 të shoqëruar dhe 7 policë të lënduar – si u zhvillua protesta

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version