U prezantua si polic, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë; në banesë iu gjetën fishekë dhe medalione të Policisë

Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë, pasi dyshohet se është prezantuar si punonjës i Policisë së Shtetit gjatë një kontrolli të automjetit me të cilin lëvizte.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i riu, i identifikuar si Emilio Jani, ka paraqitur një dokument që nuk i përkiste Policisë së Shtetit, duke ngritur dyshime për përdorim të paligjshëm të identitetit zyrtar.

Pas ndalimit të tij, efektivët ushtruan kontroll në banesën e 22-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi të konsiderueshme parash dhe dy medalione me mbishkrimin “Albanian State Police”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe origjinën e sendeve të sekuestruara.

Policia po verifikon gjithashtu nëse 22-vjeçari ka përdorur më herët identitetin e një punonjësi policie apo nëse ka qenë i përfshirë në raste të tjera të ngjashme.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version