Alarm në protestë, denoncohet mbledhja e kartave të identitetit mes qytetarëve

Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës së sotme, pasi nga podiumi u bë një njoftim se në mesin e protestuesve ndodheshin persona që po mblidhnin karta identiteti dhe firma për një peticion të pretenduar.

Sipas njoftimit të bërë para protestuesve, veprimi u cilësua i jashtëligjshëm dhe qytetarët u paralajmëruan të mos dorëzonin dokumentet e tyre personale.

Pas këtij lajmërimi, në turmë janë shënuar përplasje verbale dhe tensione, ku sipas dëshmitarëve janë përfshirë disa të rinj të maskuar me kapuçë dhe syze të mëdha, të cilët kanë debatuar me pjesëmarrës të tjerë në protestë.

Në qendër të incidentit ka qenë një burrë, i cili dyshohet se u kërkonte qytetarëve kartat e identitetit dhe firmat për një peticion të supozuar. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet nëse autoritetet kanë ndërhyrë lidhur me rastin.

Organizatorët e protestës u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos japin të dhëna personale apo dokumente identifikimi personave të paautorizuar.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version