Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, në kuadër të hetimeve për operacionin e zhvilluar më 15 maj 2026 në qytetin e Sarandës.
Sipas njoftimit zyrtar, janë ushtruar kontrolle në banesat e tre punonjësve të policisë, të cilët janë vënë nën hetim për veprën penale “Shpërdorim detyre”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Në kuadër të procedimit penal, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për efektivin Blerim Tafçiu, i dyshuar për kryerjen e veprës penale më shumë se një herë.
Ndërkohë, për Kristofor Shkrepën dhe Kastriot Sotkën është vendosur masa “arrest me burg”, pasi dyshohen për të njëjtën vepër penale të kryer në mënyrë të përsëritur.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë çështje.






