Kirurgu i arrestuar shtrohet në spital, shfaq probleme kardiake

Kirurgu Nikolla Nunka, i arrestuar pas akuzave për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje, është shtruar në spitalin e Korçës pasi ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në komisariat.

Sipas informacioneve, mjeku nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar me urgjencë për kontrolle mjekësore.

Pas ekzaminimeve dhe kryerjes së EKG-së, mjekët kanë konstatuar se ai vuan nga probleme kardiake, duke vendosur që të mbahet nën kujdes spitalor dhe monitorim të vazhdueshëm.

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë nëse do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë, e planifikuar për ditën e nesërme, pasi gjendja shëndetësore e të arrestuarit do të jetë vendimtare për ecurinë e procedurave.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version