Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Porcelani, ku sipas informacioneve paraprake, shpërthimi është regjistruar në katin e dytë të një pallati.
Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në apartament, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Zhurma e fortë ka alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Paraprakisht dyshohet se është përdorur tritol, ndërsa hetuesit po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të mundshme të kësaj ngjarjeje.






