Skandal në polici/ Arrestohet me urdhër të SPAK polici për lidhje me Call Center-at

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndaluar një efektiv policie, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të një operacioni të gjerë kundër një rrjeti Call Center.

Sipas burimeve, aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me autoritetet franceze dhe synon goditjen e një grupi të strukturuar që dyshohet për aktivitete të paligjshme nëpërmjet skemave të mashtrimit.

Dyshohet se në këtë rrjet mund të jenë të përfshirë edhe efektivë të tjerë të Policisë së Shtetit, çka ka ngritur dyshime për implikim të brendshëm në këtë aktivitet kriminal.

Hetimet vijojnë, ndërsa priten zhvillime të tjera lidhur me personat e përfshirë dhe rolin e tyre në këtë skemë.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version