Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Memaliaj, ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes dy personave, të identifikuar si Endri Goxhaj dhe Daniel Nela.
Ai dyshohet se u qëllua gjatë një përplasjeje me një tjetër person rreth 30 vjeç.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se autori i dyshuar është Daniel Nela, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Nga të dhënat e para, dyshohet se viktimë ka mbetur Endri Goxhaj, ndërsa ka indicie edhe për përfshirjen e një personi të dytë në konflikt, por deri tani është konfirmuar vetëm një viktimë.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Ende nuk dihen motivet e konfliktit, ndërsa hetimet vijojnë.






