Qytetarja tenton të futet me forcë në SPAK, kërkon takim me drejtuesit ka ankesa ndaj bashkisë Laç

Një qytetare e identifikuar si Drane Gjoka ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kërkuar një takim me drejtuesit e institucionit.

Ajo ka deklaruar se kërkon të takohet me kreun e SPAK, pasi pretendon se ka akuza ndaj Majlinda Çarës, si dhe një sërë problemesh të pazgjidhura me Bashkinë Laç.

Sipas deklarimeve të saj, situata lidhet me dëme të shkaktuara në banesën e saj, të cilat, sipas pretendimeve të qytetares, janë shkaktuar nga pusetat e ujërave të bardha, duke e nxjerrë shtëpinë jashtë kushteve të banimit dhe duke e bërë të pabanueshme.

Ajo shprehet se, pavarësisht kërkesave të përsëritura, nuk ka marrë asnjë zgjidhje nga Bashkia Laç dhe institucionet vendore.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen pranë ambienteve të SPAK, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar nga institucionet për rastin.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version