Takimi Kurti–Abdixhiku pa marrëveshje konkrete, pritet vijimi i bisedimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se takimi me kreun e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u zhvillua në një atmosferë konstruktive, por pa ndonjë rezultat konkret.

“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re do t’ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet, por do t’ju njoftojmë së shpejti”, u shpreh Kurti pas përfundimit të bisedës.

Megjithëse palët e cilësuan takimin si pozitiv në aspektin e komunikimit, mungesa e një marrëveshjeje konkrete lë të hapur çështjet që kërkojnë zgjidhje dhe shton pikëpyetjet mbi ecurinë e procesit politik.

Zhvillimet e fundit vijnë në një moment kur skena politike në Kosovë përballet me nevojën për konsensus dhe stabilitet institucional.

Ndërkohë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, u shpreh se shpreson në arritjen e një konsensusi mes deputetëve.

Ajo theksoi se është e rëndësishme që deputetët të kryejnë obligimet e tyre, të marrin pjesë në seanca dhe të shmanget mundësia e një cikli të ri zgjedhor.

Situata mbetet e hapur, ndërsa pritet që ditët në vijim të sjellin zhvillime konkrete mbi drejtimin që do të marrë procesi politik.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version