Shembje rrugësh në Krujë: Fshati i Picrragës i izoluar, rrezik për familjet

Pas shembjeve të shumta në juglindje që kanë ndarë Shqipërinë në zona të papërshkueshme, rruga në Picrragë të Krujës është shembur, duke krijuar rrezik serioz për banorët e zonës.

Aktivisti dhe ish-kandidati i PD-së, Aulon Kalaja, denoncon se rruga ndodhet vetëm 3 km nga qyteti i Krujës, por për shkak të shembjeve ajo është bërë pothuajse e papërshkueshme. Video e publikuar nga Kalaja tregon gjendjen alarmante të infrastrukturës dhe kërcënimin për familjet lokale.

Skandalet infrastrukturore për qeverinë Rama duket se nuk kanë fund, ndërsa banorët mbeten të ekspozuar ndaj rreziqeve.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version