Korrupsioni ende shqetësim serioz/ Zbardhet draft-raporti i PE për Shqipërinë

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian ka publikuar draft-raportin për Shqipërinë në kuadër të vlerësimit të progresit për vitin 2025, duke theksuar se korrupsioni mbetet një sfidë serioze për vendin.

Raporti nënvizon se, pavarësisht përparimeve në kuadrin ligjor dhe institucional, Shqipëria duhet të konsolidojë më tej rezultatet konkrete në hetime, ndjekje penale dhe vendime përfundimtare, sidomos për rastet e korrupsionit në nivele të larta.

Gjithashtu, dokumenti thekson nevojën që korrupsioni të adresohet në të gjitha nivelet për të forcuar besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore dhe për të krijuar një mjedis biznesi të parashikueshëm.

Raporti i PE-së përmend gjithashtu rëndësinë e luftës efektive kundër krimit të organizuar, duke përfshirë rrjetet e pastrimit të parave dhe trafikun e drogës, dhe bën thirrje për intensifikimin e bashkëpunimit me agjencitë evropiane, si Europol dhe Eurojust.

Draft-raporti sinjalizon se përparimi i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian varet drejtpërdrejt nga aftësia për të adresuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në mënyrë efektive.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version