Fundjavë nën alarm moti/ Shi intensiv, dëborë dhe rrezik vërshimesh. Ja tre qarqet më të rrezikuara

Instituti i Gjeoshkencës ka publikuar parashikimin për këtë fundjavë, duke paralajmëruar kushte të paqëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas të dhënave, e shtuna dhe e diela do të shoqërohen me reshje shiu në shumicën e qarqeve, ndërsa në zonat malore, mbi 1100 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore. Situata pritet të jetë më problematike në disa qarqe, ku reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata.

Instituti paralajmëron se reshjet intensive mund të shkaktojnë rënie gurësh e inertesh, si dhe vërshime të ujit në zona urbane, veçanërisht aty ku sistemi i kanalizimeve është i mbingarkuar.

Më konkretisht, sot pasdite (e shtunë, datë 7) dhe nesër (e diel, datë 8), reshje mesatare deri lokalisht intensive priten në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës. Në qarqet Shkodër, Elbasan dhe Fier parashikohen reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjera reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Në zonat malore, përveç dëborës, pritet edhe erë mesatare deri e fortë gjatë ditës së sotme, ndërsa të dielën era do të jetë e lehtë deri mesatare.

Temperaturat e së dielës pritet të jenë:

Bregdeti: 10 – 15 °C

Vendet e ulëta: 8 – 15 °C

Vendet malore: 2 – 11 °C

Autoritetet këshillojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat e prekura nga reshjet intensive dhe në akset rrugore malore.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version