Një sherr që degjeneroi në dhunë fizike ndodhi në qytetin e Sarandës më 15 janar, ku dy persona, të moshave 24 dhe 34 vjeç, në bashkëpunim me disa të tjerë të paidentifikuar, plagosën dy shtetas, B. C., 41 vjeç, dhe V. M., 38 vjeç, duke përdorur sende të forta dhe grushta.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasit K. B., 34 vjeç, dhe N. M., 24 vjeç, të dy banues në Sarandë, janë shpallur në kërkim si autorët kryesorë të ngjarjes.
Materialet e hetimit i janë referuar Prokurorisë, e cila do të kryejë veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.






