Lëvizje surprizë: Berisha në krah të Lapajt. Çfarë fshihet pas këtij pozicionimi?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas përplasjeve të ndodhura gjatë protestës kundër asaj që ai e cilëson si “vjedhjet e qeverisë Rama”.

Në një deklaratë publike, Berisha ka bërë thirrje për ndalimin e presionit dhe dhunës ndaj protestuesve paqësorë, duke dënuar veprimet e policisë.

“Stop terrorit ndaj protestuesve paqësorë kundër vjedhjeve të Ramës dhe Lubisë. Dënoj me forcën më të madhe dhunën e narko-policisë, me urdhër të Ramaduros, kundër kryetarit të Partisë ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, dhe protestuesve të tjerë”, është shprehur Berisha.

Sipas tij, përdorimi i forcës ndaj qytetarëve që protestojnë në mënyrë paqësore përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore dhe një akt intimidimi politik. Berisha theksoi se përgjegjësia për këto veprime bie drejtpërdrejt mbi kryeministrin Edi Rama dhe strukturat shtetërore që, sipas tij, po përdoren për të shtypur zërin kundërshtues.

Reagimi i Berishës vjen në një kohë tensionesh të shtuara politike dhe protestash kundër qeverisë, ndërsa opozita paralajmëron vijimin e aksionit në rrugë.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version