U rrethuan nga RENEA: Cumraku dhe Uka dorëzohen pas orësh negociata

Merr fund ngujimi disa orësh i dy të kërkuarve në Orosh të Pukës.

Që prej mëngjesit të ditës së sotme ata ishin vendosur në një banesë të pabanuar, ndërsa pas negociatave të zgjatura më në fund janë dorëzuar.

Siç mësohet tashmë Forcat RENEA kanë nisur kontrollet me qen për armë dhe eksplozivë.

Julian Cumraku dhe Arben (Hamza) Uka ishin nën vëzhgim prej kohësh nga anti-terrori.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version