Është publikuar fotoja e një prej dy personave të ngujuar në një banesë të braktisur në Orosh të Fushë Arrëzit, i cili prej orëve të paradites po kundërshton forcat RENEA. I dyshuari Arben (Hamza) Uka, ndaj të cilit autoritetet kanë informacion se ka qenë më herët në Siri, dyshohet se është i radikalizuar dhe i përfshirë në aktivitetet e grupeve ekstremiste.
Forcat RENEA dhe Policia e Pukës kanë rrethuar godinën, ndërsa situata konsiderohet me rrezik të lartë për shkak të mundësisë që personi të jetë i armatosur. Negociatorët po përpiqen të bindin të dyshuarin të dorëzohet, ndërsa operacioni po vijon me kujdes ekstrem.
Burime operative thonë se personi në fjalë dhe një tjetër i ngujuar me të kanë qenë më herët në ndjekje nga antiterrori për lidhje të mundshme me grupe radikale në Siri. Prania e tyre në banesën e braktisur mbetet ende e paqartë, ndërsa policia po heton motivet dhe kontaktet e dyshuarve.
Në profilin e tij në facrbook shpërndante propagandë islamike. Ndërkohë më parë, në viton 2019 u dënua me 3 vjet burg për shkak se kërcënoi gjykatësit. Më pas ai ka qënë komando në Afganistan.
Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në orët në vijim.






