Advertisement

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dhënë detaje nga gjendja shëndetësore e efektivit të Policisë së Shtetit, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë ngjarjes së rëndë në Maliq.

Sipas tij, efektivi ka mbërritur në Spitalin e Traumës me helikopter dhe është futur menjëherë në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet trajtimit të specializuar.

Reklame

Brataj bëri me dije se pacienti ka marrë plagë të rënda në zonën e fytyrës dhe nofullës, ndërsa aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar.

“Efektivi erdhi me helikopter. Parametrat janë në normë. Është stabil dhe sapo u fut në sallë, do intubohet. Po bëhet vlerësimi i dëmtimeve të gojës dhe qafës”, u shpreh Brataj.

Mjekët po vijojnë ndërhyrjen kirurgjikale dhe monitorimin intensiv të gjendjes së tij, ndërsa situata mbetet nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

Ngjarja në Maliq, ku mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri, ka tronditur opinionin publik dhe institucionet shtetërore.

Reklame