Policia Rrugore e Durrësit ka zhvilluar kontrolle intensive gjatë javës së fundit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, rritjen e sigurisë në qarkullim dhe menaxhimin e trafikut, veçanërisht gjatë sezonit turistik.
Kontrollet janë kryer me përdorimin e pajisjeve inteligjente, dronëve, si dhe përmes pikave të kontrollit të ngritura në akset kryesore rrugore dhe në hyrje-daljet e qytetit.
14 të arrestuar gjatë javës
Sipas Policisë, gjatë javës që lamë pas janë arrestuar 14 shtetas për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ndërsa janë vendosur 1 606 masa administrative.
Fokus i veçantë i kontrolleve ka qenë drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit, një nga shkaqet kryesore të aksidenteve me pasoja.
Për këtë shkelje, janë arrestuar 11 drejtues mjetesh.
Mbi 1 000 gjoba për tejkalim shpejtësie
Gjatë kontrolleve, Policia Rrugore ka konstatuar dhe ndëshkuar një sërë shkeljesh:
- 1 078 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;
- 410 masa për ndalim, pushim ose qëndrim të gabuar të mjeteve;
- 40 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
- 39 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
- 31 masa për parakalime të gabuara;
- 8 masa për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.
Apeli i Policisë
Policia Rrugore Durrës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke theksuar se zbatimi i tyre është thelbësor për uljen e numrit të aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së përdoruesve të rrugës.
Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet intensive do të vijojnë përgjatë gjithë sezonit veror, me përdorimin e teknologjisë moderne për evidentimin e shkeljeve dhe garantimin e sigurisë rrugore.
Rrugorja “namin” me gjoba, qindra shkelje në vetëm 72 orë ndëshkohen shoferët
Rrugorja me “dorë të hekurt”/ Arreston 33 shoferë, vendos mbi 4,000 gjoba













