Advertisement

Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e kaluar ka shkaktuar përmbytje në qytetin e Durrësit. Reshjet intensive të shiut kanë vërshuar në rrugët kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Situata më problematike paraqitet në kryqëzimin pranë stadiumit “Niko Dovana”, në rrethrrotullimin te Stacioni i Trenit dhe atë të Shkozetit. Uji ka mbuluar pjesërisht edhe akset e tjera të brendshme të qytetit, ndërsa autoritetet po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

Reklame
Reklame