Një automjet tip Range Rover është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke u djegur pothuajse plotësisht. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 1, në afërsi të Capri Center.

Sipas burimeve, mjeti është në pronësi të Erion Maxharit, person i njohur për policinë e Pogradecit për precedentë të mëparshëm penalë. Kujtojmë se gjatë ditës së zgjedhjeve ai ka qenë mes personave të arrestuar, pas përfshirjes në një konflikt fizik me një komisioner.

Reklame

Grupi hetimor ka nisur menjëherë kqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim zbardhjen e rrethanave. Burime nga hetimi bëjnë me dije se ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme, por deri më tani shkaku i zjarrit nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Reklame