Një incident i rëndë është regjistruar në ambientet e Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku është dhunuar drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta.
Sipas raportimeve, Meta është sulmuar nga Klesti Çela, drejtori i Mjedisit në IKMT dhe njëkohësisht kunati i Ergys Agasi, së bashku me tre persona të tjerë.
Burime bëjnë me dije se konflikti lidhet me një grup inspektimi për çështjen e dherave. Pas një debati fillestar, një ditë më pas situata ka degraduar në dhunë fizike, ku pretendohet se janë përdorur edhe tyta pistolete brenda ambienteve të institucionit.
Pas incidentit, raportohet se Çela i ka kërkuar dorëheqjen drejtorit të IKMT-së, Afrim Qendro.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga IKMT, nga palët e përfshira apo nga Policia lidhur me ngjarjen.
Kujtojmë se Fatmir Meta nuk është një emër i panjohur për publikun dhe organet e drejtësisë. Në vitin 1998, kur ishte kreu i komisariatit të Tropojë, emri i tij u lakua edhe në dosjen e vrasjes së deputetit Azem Hajdari, pasi automjeti që u përdor në atentat rezultonte në pronësi të tij.














