Anëtarët e Partisë Demokratike do t’u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin që do të udhëheqë selinë blu për katër vitet e ardhshme.
Ndryshe nga proceset e mëparshme zgjedhore brenda partisë, këtë herë gara zhvillohet vetëm me një kandidat, pasi në fletën e votimit ndodhet vetëm emri i Sali Berisha. Vetë Berisha e ka cilësuar procesin e 23 majit si një “referendum” për drejtimin e tij në krye të demokratëve.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në 18:00 në të gjitha degët e Partisë Demokratike në rrethe. Ndryshe nga zgjedhjet e fundit të brendshme, këtë vit votat do të numërohen nëpër degë dhe jo në selinë qendrore të partisë.
Gjatë periudhës parazgjedhore, Komisioni i Zgjedhjeve në PD përjashtoi disa emra që kërkuan të futeshin në garë përballë Berishës. Mes tyre ishin Evi Kokalari, Ervin Salianji, Alesia Balliu, Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj.














