Advertisement

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si “të padrejtë dhe të pamerituar”.

Berisha tha se vendimi i shkallës së parë ishte një ditë e vështirë për shqiptarët, familjet e ish-udhëheqësve politikë të luftës dhe për Kosovën.

Reklame

Sipas tij, gjykata nuk arriti të paraqiste prova konkrete përtej asaj që ai i cilësoi si deklarata të përsëritura nga propaganda e Beogradit.

“Dha dënime tërësisht të pamerituara në vend që të shpallte pafajësinë”, u shpreh Berisha.

Ai deklaroi gjithashtu se vendimi nuk mund të zbehë, sipas tij, luftën e UÇK-së për çlirimin e Kosovës.

“Asgjë nuk mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës që ata udhëhoqën”, tha Berisha.

Lexo edhe:

Vendimi i Hagës lë në burg ish-krerët e UÇK-së, revoltohen qytetarët në Prishtinë

BE reagon pas vendimit të Hagës: “Të gjitha palët të tregojnë përmbajtje”

Reklame