Bedri Hamza mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa kjo çështje është diskutuar edhe në takimet e fundit të kryesisë së këtij subjekti politik.

Burime të Klan Kosovës brenda PDK-së kanë konfirmuar se dorëheqja e Hamzës është diskutuar, por deri më tani nuk ka një vendim përfundimtar.

Reklame

Ndërkohë, Zyra për Informim e PDK-së, për Klankosova.tv ka deklaruar se nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje.

Nga partia kanë rikujtuar se Hamza ka bërë të ditur publikisht se, me hapjen e procesit të zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë për kryetar.

Horoskopi ditor, e Hënë 19 Tetor 2026, parashikimi për secilën shenjë

Parashikimi i motit për sot, 19 tetor 2026/ Ja si do të jetë koha në vend

Reklame