Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka publikuar të dhënat e aktivitetit për periudhën janar–qershor 2026, duke raportuar një numër të lartë procedimesh, masash disiplinore dhe ankesash të administruara ndaj punonjësve të strukturave të sigurisë.

Sipas raportit të AMP-së, gjatë 6 muajve të parë të vitit 2026 janë kryer 196 referime në Prokurori për 232 punonjës policie, 2 punonjës të Gardës së Republikës, 6 punonjës të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) dhe 32 shtetas.

Reklame

Në kuadër të hetimeve të zhvilluara, AMP ka bërë të ditur se janë arrestuar në flagrancë 11 persona, mes tyre 9 punonjës policie, 1 punonjës i Gardës dhe 1 punonjës i MZSH-së.

Masa sigurie dhe vendime gjyqësore

Nga të dhënat e publikuara rezulton se organet e drejtësisë kanë vendosur:

  • Masë sigurie “arrest në burg” për 5 punonjës policie;
  • Masë sigurie “arrest në shtëpi” për 6 punonjës policie dhe 1 shtetas;
  • Pezullim nga detyra apo shërbimi publik për 8 punonjës policie dhe 1 shtetas;
  • Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore dhe ndalim daljeje jashtë shtetit për 4 punonjës policie dhe 3 shtetas.

Mbi 750 ankesa të trajtuara

AMP ka administruar gjatë kësaj periudhe 752 ankesa, ku:

  • 46 raste janë vlerësuar si ankesa të bazuara;
  • 434 raste janë konsideruar të pabazuara;
  • 251 raste nuk kanë rezultuar të provuara;
  • 15 raste janë referuar për hapje të dosjeve penale;
  • 6 raste janë propozuar për rekomandim të masave disiplinore.

Gjithashtu, janë administruar 706 ankesa të tjera, ndërsa qytetarët kanë kontaktuar AMP-në përmes 1537 telefonatave, nga të cilat 652 kanë ardhur brenda fushës së veprimtarisë së Agjencisë, 609 jashtë kompetencës dhe 276 kanë dhënë informacion.

Masa disiplinore ndaj punonjësve të policisë

Komisioni Disiplinor i AMP-së ka marrë masa ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit:

  • 24 punonjës policie janë përjashtuar nga Policia e Shtetit për shkelje të lehta;
  • 19 punonjës policie janë ndëshkuar me përfundim të hetimit disiplinor për shkelje disiplinore;
  • 25 punonjës policie janë subjekt i fillimit të hetimit disiplinor për shkelje të rënda.

Kontrollet dhe inspektimet

Gjatë periudhës janar–qershor 2026, AMP ka zhvilluar edhe kontrolle në strukturat që janë objekt i veprimtarisë së saj.

Janë kryer:

  • 5 inspektime të planifikuara;
  • 7 inspektime të paplanifikuara.

AMP deklaron se vijon punën për garantimin e integritetit të punonjësve të strukturave të sigurisë dhe hetimin e çdo rasti të dyshuar për shkelje ligjore apo disiplinore.

Punonjësi i Policisë në pranga, AMP godet bastet e paligjshme në Fushë-Krujë! Sekuestrohen drogë, fishekë dhe pajisje elektronike

AMP arreston një efektiv të Policisë në Dibër, dyshohet për shpërdorim detyre (EMRI)

Reklame