Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen e menjëhershme nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshët (RASFF).
Sipas njoftimit zyrtar, Shqipëria është informuar përmes RASFF se nga kontrollet e kryera nga autoritetet italiane është konstatuar prania e substancës Cereulide në formulën për fëmijë me origjinë nga Holanda. Kjo substancë përbën një rrezik potencial për shëndetin e njeriut, veçanërisht për foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
Pas marrjes së informacionit, AKU ka ndërmarrë masa të menjëhershme për bllokimin dhe tërheqjen e produkteve të dyshuara nga tregu shqiptar.
Produktet e identifikuara për tërheqje janë:
BEBA PRE 800G – Lot nr. 51250346AA, skadencë 05.2027
BEBA PRE 800G – Lot nr. 51720346AA, skadencë 06.2027
BEBA PRE 800G – Lot nr. 51660346AC, skadencë 06.2027
BEBA 1 800G – Lot nr. 51180346AB, skadencë 04.2027
BEBA 1 800G – Lot nr. 51450346AA, skadencë 05.2027
BEBA 1 800G – Lot nr. 51660346AB, skadencë 06.2027
BEBA SUPREME PRE 800G – Lot nr. 51720742F3, skadencë 06.2027
BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F1, skadencë 06.2027
BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F2, skadencë 06.2027
AKU u bën thirrje urgjente konsumatorëve që nëse kanë blerë ndonjë nga këto produkte dhe e kanë ende në përdorim, të ndalojnë menjëherë konsumimin dhe ta kthejnë produktin në pikat e shitjes ku është blerë.
Autoritetet sigurojnë se monitorimi i tregut vijon dhe se çdo informacion i ri do të bëhet publik, ndërsa prindërit dhe kujdestarët këshillohen të tregojnë kujdes maksimal në ushqimin e foshnjave.














