Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Mabë, ku një automjet i drejtuar nga shtetasja I. B. u përplas me motomjetin e drejtuar nga Z. B., 69 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit u dëmtua dhe u transportua menjëherë në spital. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Reklame
Testi i alkoolit ka rezultuar pozitiv, duke treguar se Z. B. ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Autoritetet po kryejnë veprimet procedurale ndaj tij.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat e aksidentit dhe shkakun e përplasjes.
Reklame













