Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas kolumbian, i dyshuar për ushtrim dhune ndaj bashkëjetueses së tij.
Në pranga ka rënë 42-vjeçari me inicialet C. R. Ai banon aktualisht në Suedi.
Sipas Policisë, i arrestuari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij. Ajo është shtetase suedeze dhe identifikohet me inicialet J. R.
Arrestimi u krye në flagrancë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh ndërhynë pas marrjes së njoftimit.
42-vjeçari u arrestua në flagrancë. Sipas policisë, veprimet e tij kanë vënë në rrezik bashkëjetuesen.
Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë së Durrësit. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Zbulohet arsenal armësh në Durrës, arrestohet 20-vjeçari
Durrës/Policia kontrolle për zhurmat në zonat turistike, matjet brenda kufijve të lejuar














