Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish-zyrtarin e lartë të Policisë së Shtetit, Erzen Breçani, i cili akuzohej për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit.

Çështja ndaj Breçanit kaloi për kompetencë nga Gjykata e Posaçme në Gjykatën e Tiranës, pasi GJKKO shpalli moskompetencën për shqyrtimin e këtyre akuzave në shkurt të vitit 2025.
Breçani ishte marrë i pandehur nga SPAK në kuadër të hetimeve të dosjes së njohur si “Metamorfoza 2”. Prokuroria e akuzonte për pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim dhe për përkrahje të autorit të krimit.

Reklame

Sipas pretendimeve të SPAK, ai dyshohej se kishte ndihmuar persona të kërkuar nga drejtësia, mes tyre Nuredin Dumanin, si dhe se kishte përfshirë në investime të ardhura që dyshohej se vinin nga aktiviteti i paligjshëm.

Me vendimin e Gjykatës Penale të Tiranës, Breçani është shpallur i pafajshëm për akuzat që shqyrtoheshin në këtë proces.

Lexo edhe

I shumëkërkuari i SPAK për trafik droge/ Vetëdorëzohet në Spanjë djali i ish-drejtorit të policisë, Eralb Breçani

GJKKO vulos burgun për Eralbi Breçanin, akuzohet për 446 kg kokainë

 

Reklame