Bankat e nivelit të dytë dhe kompanitë e kreditimit janë kthyer në shënjestër të sulmeve gjatë pesë ditëve të protestave në Tiranë. Pas dëmtimeve të raportuara në disa prej tyre, disa subjekte kanë nisur të mbulojnë vitrinat dhe fasadat me letra të bardha, në përpjekje për të mos tërhequr vëmendjen.

Një veprim i tillë është vërejtur sot edhe te ABI Bank, e vendosur në hyrje të Rrugës së Kavajës, ku ka nisur mbulimi i fasadës së jashtme.

Reklame

Pamjet tregojnë masat e marra nga banka, ndërsa mbetet e paqartë nëse ky veprim lidhet drejtpërdrejt me frikën nga sulme të tjera të mundshme.

Lexo edhe

Protesta në Tiranë/ Të rinjtë tregojnë plumbat e gomës që pretendojnë se i goditi policia

Protesta drejt kryeministrisë/ Protestuesit: “Ju erdhi fundi!”,“Rama, jep dorëheqjen!”

Reklame