Pse u thirr Vilson Bala në SPAK? Kjo është pyetja që ngrihet pas paraqitjes së drejtorit të Policisë së Korçës në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen e Ergys Agasit.
Bala, ish-drejtor i Policisë së Durrësit dhe ish-shef i Forcës së Posaçme Operacionale, në kohën kur policia drejtohej nga Ilir Proda, pritet të japë shpjegime si person në dijeni për rrethanat që po verifikohen nga SPAK.
Por përtej dëshmisë së tij, mbeten pikëpyetje edhe për marrëdhëniet dhe njohjet që krijohen mes njerëzve që kanë mbajtur poste të rëndësishme në strukturat e sigurisë.
Tempull.com po e ndjek nga afër këtë çështje. Redaksia jonë po verifikon të dhëna mbi lidhje të afërta mes zyrtarëve të caktuar, njerëzve që kanë shërbyer në Policinë e Shtetit dhe personave me pozicione të larta brenda institucionit të SHISH.
Bëhet fjalë për marrëdhënie që, sipas të dhënave që po verifikojmë, shkojnë përtej njohjeve institucionale dhe mund të ndihmojnë për të kuptuar se si janë krijuar disa ura komunikimi brenda këtyre strukturave.
Emrat konkretë dhe marrëdhëniet mes tyre do t’i publikojmë së shpejti, pasi të përfundojmë verifikimin e tyre.
Pikërisht këtu qëndron edhe një nga pikëpyetjet e mëdha të dosjes: a kanë ndikuar rrjetet e njohjeve dhe lidhjeve personale në mënyrën se si informacioni ka qarkulluar brenda strukturave të sigurisë?
Për momentin, kjo mbetet një çështje që kërkon prova dhe verifikim. Ajo që dihet është se SPAK ka thirrur Balën për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimit për Agasin.
Tempull.com do të vijojë ta ndjekë këtë histori dhe do të publikojë çdo të dhënë të verifikuar që ndihmon për të kuptuar se çfarë fshihet pas këtyre lidhjeve.
Lexo edhe:
Vilson Bala në SPAK për dosjen Agasi/ Drejtori i Policisë së Korçës thirret nga prokurorët
Nga AKSHI te SHISH. Dosjet VIP në SPAK, DW: Kush e parandalon korrupsionin?














